Lucas Lima te skuadra e madhe italiane
Skuadra e Milanit ka hyrë në garë për mesfushorin brazilian, Lucas Lima
Milan po vazhdon të interesohet për mesfushorin brazilian të Santosit, Lucas Lima, kontrata e të cilit skadon me 31 dhjetor të këtij viti.
Sipas Sky Sport Italia Milan tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesin e lojtarit dhe po tenton transferimin e tij.
Lima po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Manchester United.
Ai ka luajtur 14 ndeshje për Brazilin, duke shënuar dy gola kundër Argjentinës dhe Haitit. /Express/