75 Mall Live Search
20:36 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Besnik Tahiri thotë se sonte u vulos fitorja e AAK-së në Rahovec

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sonte është vulosur fitorja e AAK-së në komunën e Rahovecit.

Tahiri falenderoj qyttetarët dhe kryetarin Smajl Latifi për mikëpritjen madhështore.

Ai tha se me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj e vlerësojnë besimin qytetarë si të shenjtë.

“Faleminderit Rahovec!

Sonte në Rahovec Forca e Kosovës në krye me Presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, vulosi fitoren tonë. Jemi ballëhapur ta kërkojmë besimin e qytetarëve të Rahovecit e gjithë Kosovës.

Për 20 vjet besimin qytetarë e vlerësojmë si të shenjtë.

Faleminderit Smajl për mikëpritje madhështore!”, tha ai./IndeksOnline/