75 Mall Live Search
21:13 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Rrahje në mes të rinjve në Prishtinë, një person bie për tokë pa ndjenja

Një rrahje mes disa të rinjve ka ndodhur në komunën e Prishtinës në orët e mbrëmjes.

Në disa pamje që ka siguruar IndeksOnline shihet një grumbull i të rinjve që janë duke u rrahur mes vete.

Ndërkohë njëri prej tyre i bie një të riut në fytyrë me ç’rast rrëzohet në tokë dhe humb ndjenjat.

Po ashtu, shihet se të njëjtit i gjakoset edhe fytyra.

Mësohet se njëra nga vetura e të rinjëve ishte me tabela të shtetit angelz.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe autoambulanca por të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/