Hoti i LDK-së me premtime të mëdha për fushën e bujqësisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti ka dhënë premtime të mëdha për fermerët, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se do ta mbështes bujqësinë me plane konkrete për të ndihmuar femerët.
Hoti premtoi se do të bëhet dyfishimi i subvencioneve dhe do të investojnë në sistemin e ujitjes së tokave.
“Politika tona të mira bujqësore do të implementohen me masa për zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë. Dyfishimi i subvencioneve dhe pagesave për rendiment në mënyrë direke promovon vende të reja pune.
Për të evituar humbjet e papritura fermevrëve do të funksionalizojmë sigurimet bujqësore.
Prodhimin bujqësor do ta mbështesim duke investuar në sistemet e ujitjes së tokave. Me plane konkrete për bujqësinë sërish kërkoj mbështetjen tuaj, sepse unë e mbaj fjalën”, tha ai./IndeksOnline/