Deklarohet Don Xhoni: Jam midis Drenice, nuk më rrahu askush

Minuta më parë u publikua një video teksa thuhej se reperi Don Xhoni u rrah në Tiranë nga reperi Finem.
Por këtë gjë e ka mohuar Don Xhoni përmes një videoje live në Instagram, shkruan Indeksonline.
Ai tha se ky është një lajm i rremë dhe se ai nuk ishte pjesë e atij sherri.
Po ashtu Don Xhoni tregoi se për momentin ndodhej midis Drenice./Indeksonline/