Befasia e parë në Australian Open, eliminohet Wawrinka

Ka ndodhur befasia e parë në Grand Slam, Australian Open – tenisti zviceran, Stan Wawrinka është eliminuar.
Tenisti i 18-të më i mirë në botë, u eliminua nga hungarezi, Marton Fucsovics, pas humbjes 3-2 në sete, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje fantastike u zhvillua nga dy tenistët, në një lojë që zgjati më shumë se 4 orë.
29-vjeçari, Fucsovics takimin e radhës do ta luaj ndaj Raonic.
Fitore në këtë rreth ka arritur edhe Novak Djokovic – i cili e mposhti amerikanin, Tiafoe./IndeksOnline/