75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Një person nga Hallaqi i vogël raporton në polici: Ma vjedhën veturën

Një qytetar nga Lipjani, saktësisht nga fshati Hallaq i vogël ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e cila kishte targa vendore.

Ai ka lajmëruar se vetura e tij është zhdukur mes orës 13-15 të ditës së martë.

Aktualisht policia është duke kryer të gjitha hetimet e nevojshme në lidhje me këtë rast, raportohet tutje.