75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Finem reagon pas videos ku pretendohet se u përlesh fizikisht me Don Xhonin

Dje u raportuar për një sherr me dy reperëve, Finem e Don Xhon.

Ndërsa i menjëherë ka qenë reagimi i reperit shqiptar Finem i cili është deklaruar lidhur me videon, në të cilën pretendohet se është rrahur me Don Xhonin.

Mbrëmjen e kaluar, mediet shqiptare publikuan një video, në të cilën pretendohej se po përleshen reperët Finem dhe Don Xhoni.

Në atë video, shihen një grup personash duke u përleshur me disa të tjerë që ndodheshin brenda një veture.

Videoja në fjalë pretendonte të jetë me protagonistë reperin nga Shqipëria Finem dhe atë nga Kosova, Don Xhoni.

Menjëherë pas kësaj videoje reagoi Don Xhoni, i cili tha se raportimet nuk ishin të vërteta dhe se nuk gjendej fare në Tiranë.

Pas tij ka reaguar edhe Finem, i cili fillimisht përgënjeshtroi pretendimet për përleshje fizike, por ai ka disa kritika për Don Xhonin.

Reperit nuk i ka pëlqyer mënyra se si kishte reaguar reperi kosovar, duke thënë se nuk kishte pse ta zgjaste në atë mënyrë, por të tregonte shkurt se nuk është ai.