Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës organizon takim koordinues me donatorët

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) ka organizuar takim koordinues me komunitetin e donatorëve. Takimin e hapi Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së, Drin Haraçia, i cili vlerësoj lart angazhimin dhe mbështetjen e donatorëve të cilët vazhdojnë të mbështesin prioritetet kyçe të cilat janë duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Gjatë takimit u prezantua plani i punës së APRK-së ku u paraqiten objektivat e përgjithshme dhe aktivitet kryesore të APRK-së për vitin 2021 dhe rezultatet që pritet të realizohen.
Gjatë takimit, donatorët kanë bërë prezantimin e aktiviteteve të planifikuara nga ana e tyre për vitin 2021, si dhe janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në të ardhmen ndërmjet tyre dhe APRK-së.
APRK dhe Donatorët janë dakorduar për domosdoshmërinë e koordinimit të aktiviteteve dhe ofrimit të përkrahjes edhe më të madhe për APRK- në mënyrë të realizimit të rezultateve konkrete në ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe aftësimit profesional.
Poashtu është dakorduar që takime të tilla të organizohen në vazhdimësi ne baza tre-mujore në mënyrë që të koordinohen të gjitha aktivitetet e parapara.
Në fund të takimit, APRK ka ndarë mirënjohje për donatorët, duke i falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.