Ndërron jetë modelja gjermane, një javë pas ndarjes me futbollistin e famshëm!

Modelja e njohur polake, Kasia Lenhardt, ka ndërruar jetë. Lajmi jepet nga “BILD”-i.
Policia gjermane ka njoftuar se Lenhardi është gjetur e vdekur, pa dhënë më shumë detaje për shkaqet e kësaj tragjedie.

Lenhardi u bë e famshme si pjesëmarrëse në “Germany Next Top Model”, në vitin 2012.

Bukuroshja ishte në ballina të mediave javën e kaluar pas ndarjes me yllin e Bayernit, Jerome Boateng.

Kasia ka lënë pas vetes një djalë. Çifti është ndarë, më 2 shkurt, ndërsa e kishte akuzuar Boatengun për pabesi./Indeksonline/


