75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Befason John Terry: Mason Mount do të jetë kapiten i Anglisë!

Legjenda e futbollit anglez, John Terry, ka befasuar me deklaratën e tij në lidhje me mesfushorin, Mason Mount.

Sipas legjendës së Chelseat, Mounti do të jetë kapiten i së ardhmes i bluve të Londrës dhe Kombëtares së Anglisë, shkruan IndeksOnline.

“Ai është lojtari më i mirë i Chelseat këtë sezon. Ai është një djalë i mirë, po stërvitet për mrekulli. Unë mendoj se ai do të jetë kapiten i Chelseat dhe Anglisë”, ka thënë John Terry në rrjetet sociale.

Mounti ka zhvilluar afro 84 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2019-20.

22-vjeçari e nisi karrierën në Akademinë e Chelseat, por u rrit duke u huazuar te dy klubet. Te Vitesse dhe te Derby Country./IndeskOnline/