Xhelal Sveçla përkujton Mon Balajn e Arben Xheladinin

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes,Xhelal Sveçla, ka përkujtuar në përvjetorin e vrajses dy aktivitëstët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.
Ai ka thënë se bashkë me kryesinë e Vetëvendosjes i kanë përkujtuar te varri i dy dëshmorëve, duke cituar kështu liderin e partisë Albin Kurti.
“Ne sot, edhe te varri i Monit dhe te varri i Arbenit, te pllaka përkujtimore këtu në shesh, bëmë homazhe në nderim të tyre dhe vendosëm lule të freskëta, duke mos harruar asnjëherë që brezat e shqiptarëve e bartin pishtarin e lirisë nga njëri në tjetrin dhe në këtë mënyrë mundësojnë ecjen përpara të popullit të Kosovës nga i cili vijmë dhe tek i cili gjithmonë rikthehemi. Lavdi Monit dhe Arbenit dhe gjithë martirëve e dëshmorëve të kombit”, ka cituar Sveçla, Kurtin.