Arrestohen dy persona, grabitën të holla në një pompë të derivateve në Pejë

Më 08.01.2020, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës, në një pompë derivatesh kishte ndodhur një rast “grabitjeje”.
Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kishin marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi, pastaj atij i kishin hyrë në zyrë dhe ia kishin grabitur të holla nga zyra e pompës se derivateve.
Të dyshuarit gjatë grabitjes e kishin goditur viktimën të cilit i kishin shkaktuar lëndime dhe ata më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit rajonal për hetime, më 09.02.2021, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) të dyshuarit ndërsa një (1) i dyshuar i njohur për policinë gjendet në arrati:
- F. O. lindur më 1985
- F.R. lindur më 1995
- O.H. lindur më 1999
Pas intervistimit tre (3)të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.
/Foto ilustrim/