Sali Asllanaj në Klinë : Me njerëz të dëshmuar

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, ka vizituar sot degën e LDK-së në Klinë me c’rast është pritur nga kryetari i kësaj dege, njëherit edhe kandidati për deputet Fadil Gashi dhe kandidatja Filloreta Berisha si edhe nga e gjithë struktura e degës në këtë komunë.
Asllanaj, nga e kaluara gjithmonë ka pasur bashkëpunim të mirë me kryetarin Gashi dhe sipas kandidatit për deputet Sali Asllanaj, ky ishte një takim miqësor.
“Takim miqësor në degën e LDK-së në Klinë. Suksese degës, suksese kandidatëve të dëshmuar z.Fadil Gashi dhe znj. Filloreta Berisha”, kishte shkruar Asllanaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ish-kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj mban numrin 41 në listën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.