75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Juventusi në festë/ Icardi harron ‘dashurinë’ e vjetër, ia bën ‘like’ postimin Bonuccit

Skuadra e Juventusit është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Italisë pas barazimit pa gola 0-0 mbrëmë ndaj Interit – ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-1.

Ish-sulmuesi i “Nerazzurrit” sot gjatë ditës e bëri “like” foton e mbrojtësit Bonucci – aty shihen lojtarët e Juves, duke festuar fitoren ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.

Icardi luajti nga viti 2013 deri në vitin 2020 te skuadra nga Milano – para se të transferohej më pas në Paris Saint-Germain.

Icardi gjatë kohës sa ishte tek Interi nuk arriti të fitonte asnjë titull./IndeksOnline/