Universiteti Duke, lavdëron ministrin Selim Selimin

Universiteti Duke në SHBA, ka shpërndarë një video të Selim Selimit, kandidatit të AAK-së për deputet.
Me këtë video, paraqitet profili i Selimit, transmeton IndeksOnline.
Kjo video Selimin e përshkruan si një njeri i cili e ka filluar me luftën e Kosovës për pavarësi nga viti 1998 në 1999.
“Historia e karrierës së z. Selimi fillon me luftën e Kosovës për pavarësi nga viti 1998 në 1999. Kosova doli me plagë të thella nga vdekjet e afërsisht 10.000 civilëve, zhvendosja e qindra mijëra njerëzve dhe dhunimi seksual i rreth 20.000 grave kosovare. Selimi, 18 vjeç në atë kohë, ishte një nga të shpërngulurit si shkak i dhunës, i detyruar të largohej nga shtëpia e tij në Preshevë, një qytet në Serbinë Jugore me një shumicë etnike shqiptare”, kështu nis përshkrimi për Selimin.
Statusi i plotë i Selimit: