Qytetari goditet nga vetura, në qendër të Prishtinës

Një qytetar është goditur nga një veturë e tipit “Audi” në qendër të Prishtinës.
Ngjatja ka ndodhur në vendkalimin për këmbësorë te semaforët në udhëkryqin afër kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Në pamje të siguruara nga Indeksonline shihet një qytetar i shtrirë përtokë.
Ai është ndihmuar nga kalimtarë të rastit. /IndeksOnline/