Berisha: Komandanti i ardhshëm Suprem i Forcave të Armatosura, Ramush Haradinaj sot dridhi Pejën

Kandidati për deputet nga AAK, Ali Berisha tha se komandanti i ardhshëm Suprem i Forcave të Armatosura, Ramush Haradinaj sot dridhi Pejën.
Po ashtu Berisha shtoi se sot filloi festa e Aleancës në Pejë aty ku edhe lindi Aleanca.
Postimi i plotë:
Peja nuk harron. Presidenti i ardhshëm, Komandanti i ardhshëm Suprem i Forcave të Armatosura, Ramush Haradinaj sot dridhi Pejën, qytetin që e mbajti të bashkuar, qytetit që i dha shumë si Kryeminister, Pejën që e do me zemër.
Sot filloi festa e Aleancës, këtu ku lindi Aleanca. Sot në Pejë po i japim FORCË KOSOVËS, po i japim frymë fitores madhështore drejt ndryshimit të sigurtë për atdheun tonë.
Rruga e Presidentit Haradinaj ka filluar në Pejë!
NE JEMI FORCA ALEANCËS
NE JEMI FORCA E KOSOVËS
#135 ✔️