Si të votohet për Ramë Likajn më 14 shkurt

Ramë Likaj është kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.
Në këto zgjedhje, Likaj mban numrin 51, ndërsa numri i AAK-së është 135.
Kujtojmë që Likaj aktualisht mban pozitën e ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës.
Por kush është Ramë Likaj?
Ramë Likaj është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës që nga viti 1994, ku ligjëron disa lëndë në nivelet bachelor dhe master.
Ramë Likaj në Qeverinë Haradinaj ishte këshilltar i kryeministrit për çështje të arsimit.
Gjatë viteve 2015-2017 ishte këshilltar i Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Arsim Bajramit të PDK-së, duke kryer punë vullnetare.
Në vitet 2015-2016 ishte edhe Kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Nga vitet 2016-2019 ishte edhe profesor në Kolegjin FAMA.
Nga viti 2013 është edhe ekspert për sigurimin e cilësisë dhe akreditim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve.