75 Mall Live Search
18:33 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

Kurti optimist: Më 14 shkurt do ndahet “shapi prej sheqerit”

I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas tubimit të tij në Klinë dhe Prizren tha se krejt qytetarët e kanë shpresën te 14 shkurti, ku sipas tij, do të ndahet “shapi prej sheqerit”, shkruan Indeksonline.

Madje ai thotë se qeverisja e keqe po shkon ndërsa mirëqeverisja do të kthehet.

Tutje, Kurti tregon se nuk do të qeverisin nga inati apo për hakmarrje. Por se do të shërbejnë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

May be an image of 3 people

Postimi i plotë:

Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.

Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit.

May be an image of 5 people
No photo description available.