75 Mall Live Search
21:47 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / AR

Burrat i kanë kandidatë për kryeministër, por çfarë punojnë gratë e tyre

Të jesh fytyrë publike, pa dyshim që je në qendër të vëmendjes. Këtë fat e gëzojnë edhe politikanët tonë.

Përveç profesionit, ata shpesh herë publikojnë edhe momente të bukura familjare, shkruan Indeksonline.

Fillojmë nga kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i cili është bashkëshorti i profesoreshës universitare Remzie Shahini-Hoxhaj.

Dyshja janë një çift tejet i lumtur, teksa shkëmbejnë mesazhe të bukura për njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Lirit dhe Leas.

Image result for enver hoxhaj remzie shahini me femij

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është i martuar me Servete Ukaj Hoti e cila punon në Këshllin Gjyqësor të Kosovës. Ata kanë dy djem.

Image result for avdullah hoti me familje

Fatmir Limaj është kandidati për kryeministër nga partia e Nismas, i cili është i martuar me Arlinda Balaj Limaj. Sa i përket profesionit, nuk është se është deklaruar që punon ka ndonjë profesion.

Kujtojmë që nga martesa e parë ai ka tri vajza dhe një djalë dhe ka një vajzë me gruan e tij të dytë.

Image result for fatmir limaj me familje

Albin Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad.

Sa i përket profesionit Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).

Çifti janë prindër të një vajzë të quajtur Lea./Indeksonline/

Image result for albin kurti uron vitin e ri