75 Mall Live Search
21:57 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Eksperti amerikan i bindur se Biden nuk do ta këshillojë Kosovën ta zhvendos ambasadën e saj nga Jerusalemi

Eksperti amerikan i zhvillimeve ndërkombëtare, veçmas i Lindjes së Mesme, Alon Ben Meir, ka komentuar marrëveshjen e Kosovës me Izraelin për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem. Ai ka thënë se pavarësisht kundërshtimeve të BE-së Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk pritet që Kosovës t’ia kërkojë zhvendosjen e ambasadës nga atje, transmeton Indeksonline.

 “Bashkimi Evropian mund të dekurajojë Kosovën që mos ta hap ambasadën e saj në Jerusalem, por unë nuk mendoj se BE-ja do të ndërmarrë veprime ndëshkimore nëse Kosova vazhdon të veprojë siç ka rënë dakord me Izraelin. Meqenëse, (Joe) Biden nuk pritet të zhvendosë ambasadën e SHBA-së sërish në Tel Aviv, nuk ka gjasa që ai ta këshillojë Kosovën të bëjë ndryshe”, tha eksperti amerikan.

E Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si historik. Në marrëveshjen e arritur, Kosova u zotua se do ta hap ambasadën e saj në Jerusalem.

Meir thotë se që nga koha kur Izraeli dhe Kosova ranë dakord se normalizimi i marrëdhënieve midis dyja vendeve kërkonte që Kosova të hapte ambasadën e saj në Jerusalem dhe qeveria duhet t’i përmbahet marrëveshjes; e cila thotë se (ambasada) duhet të jetë në Jerusalemin Perëndimor, ku ndodhet ambasada amerikane”.

E zëdhënësi i BE-së për punët e jashtme, ka kritikuar vendimin e Prishtinës duke ia rikujtuar se të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të organizatës evropiane në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv.