Labinot Ibrahimi lëndohet rëndë, kaq pritet t’i mungojë Arbërisë!

Sot skuadra e Arbërisë ka pësuar humbje nga Feronikeli me rezultatin final në 0:1, ku edhe u eliminua nga Kupa e Kosovës.
Pas ndeshjes së sotme, skuadra e Arbërisë do të ketë një tjetër sfidë të vështirë ndaj Trepçës’89 në Superligë, ku edhe do të jetë ndeshja e parë e sezonit pranveror me datën 13 shkurt, shkruan IndeksOnline
Por, Arbëria për këtë takim do të udhëtojë pa mbrojtësin dhe kapitenin e tyre, Labinot Ibrahimi, pasi ai është i lënduar.
Burimet e IndeksOnline bëjnë me dije se Ibrahimi e ka lënduar syrin dhe do t’i mungojë skuadrës nga Dobraja e Lipjani për të paktën dy javë.
Mbetet të shihet se cili do të jetë plani i trajnerit, Arbnor Morina për këtë ndeshje.