75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Masat e reja hyn në fuqi në Shqipëri, ora policore nga ora 20:00

Nga sot deri më 25 shkurt, Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Vendimi i dhënë nga Komiteti teknik i ekspertëve dje vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Dje u vendos gjithashtu që shkollat e mesme në 7 bashki të nisin më skenarin e tretë mësimin online deri më 26 shkurt.

Ekspertët thonë se rritja e shifrave mund të ketë ardhur si pasojë e mutacioneve të COVIDIT-19, ai afrikan ose britanik, megjithëse asgjë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht. Kjo pasi, nga ekspertët pritet përgjigjja e 50 mostrave që janë dërguar në laboratorin e Londrës.