Shkencëtarët zbulojnë se agjërimi nxit rigjenerimin e qelizave dhe lufton kancerin!
Një studim i botuar në Cell Cell Stem tregon se ciklet e zgjatura të agjërimit nuk mbrojnë vetëm kundër dëmtimit të sistemit imunitar, një efekt i madh anësor i kimioterapisë, por gjithashtu nxit rigjenerimin e sistemit imunitar, duke zhvendosur qelizat burimore nga një gjendje e fjetur në një gjendje ripërtëritjeje.
Hulumtimi i zhvilluar më parë tek minjtë, sipas njërit prej shkenctarëve doli në përfundimin se:
“Ne nuk mund të parashikonim se agjërimi i zgjatur do të kishte një efekt kaq të shquar në promovimin e rigjenerimit të qelizave bazë të sistemit hematopoietik”, tha autori përkatës Valter Longo, Profesor i Gerontologjisë dhe Shkencave Biologjike
Gjatë çdo cikli të agjërimit, ndodh një proçes që shkakton ndryshime në rigjenerimin e qelizave bazë të sistemit imunitar.
Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se agjërimi mund të zbusë disa nga efektet e dëmshme të kimioterapisë, tha bashkëautorja Tanya Dorff.
Studimi u mbështet edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.