75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / k.v

Masat e reja antiCovid-19/ Policia kufitare do të kërkojë testin RT-PCR për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendimin për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

IndeksOnline ka siguruar vendimin e ekzekutivit, i cili pritet të merret së shpejti nga kabineti i Qeverisë së Hotit.

Pika 1 e këtij vendimi pritet të jetë rreth hyrjes së qytetarëve të huaj dhe vendorë në territorin e Kosovës.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me rrezikk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativë për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga pika 1 më lart bëjnë:

Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3-orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore,

Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (shoferët), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covidi-19,

Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5- orësh, diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si edhe familjarët e tyre.

Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për testin RT-PCR negativë të bërë më së largu 72 orë pata hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetizolohën për 7 ditë,

Përjashtim nga pika 3 më lart bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 25 orët e fundit./IndeksOnline/