Limaj takon bashkëluftëtarët në Komoran

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot bashkëluftëtarët e tij në Komoran.
“Ishte kënaqësi e veçantë takimi me bashkëluftëtarët e UÇK-së në Komoran, të cilët fuqishëm janë rreshtuar krah frymës çlirimtare të 121-s për zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.
Në foto shihet edhe numri gjigant 121 i Nismas, i ndërtuar me gurë nga banorët e rrethit të Komoranit, në kodrën afër kishës së Llapushnikut.
Limaj edhe njëherë u ka bërë thirrje të gjithë drenicasve që ta votojnë Nisman Socialdemokrate, sepse sipas tij askush më mirë se ai nuk do t’i përfaqësojë vlerat e luftës.
MeÇlirimtarët
VotoNISMA121
