Driton Hyseni: Sot në Llap, shiu veç e shtoi bereqetin që po vjen

Kandidati për deputet nga LVV-ja Driton Hyseni, pas tubimit të madh ku mori pjesë edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në Podujevë ka thënë se shiu e shtoi bereqetin që po vjen.
Hyseni tha se po vazhdojnë t’i prijnë të mbarës.
Driton Hyseni i cili bart numrin 106 në listën e VV-së shpërndau një fotografi me duar të shtrënguara me Kurtin në rrjetin social Facebook.
“Sot në Llap, shiu veç e shtoi bereqetin që po vjen, më 14 shkurt. I prijmë të mbarës!, tha ai/IndeksOnline
#Vetëvendosje127
#DritonHyseni106”