75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Hoti: Rinia është shtylla kryesore e LDK-së

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sot ka takuar të rinjtë e degës së tretë të kësaj partie.

Hoti bëri të ditur se ata janë mobilizuar për fitoren e së dielës, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë shtoi se rinia është shtylla kryesore e LDK-së.

“Të rinjtë e degës III, janë mobilizuar për fitoren e së dielës!

Ne do ta vazhdojmë me përkrahjen e të rinjve.

Çdo i ri do të ketë mundësi që pas përfundimit të studimeve të bëjë punë praktike në institucione publike dhe private.

Rinia është shtylla kryesore e LDK-së!”, tha ai./IndeksOnline/