Shi, borë e ngrica, e diela e ftohtë e zgjedhjeve në Kosovë

Të dielën, më 14 shkurt qytetarët kosovarë do t’u drejtohen kutive të votimit. Zgjedhjet parlamentare të së dilës pritet të mbahen në mot të ftohtë dhe me shi.
Indeksonline ka kontaktuar Besim Aliun nga Instituti Meteorologjik i Kosovës, ku ka dhënë detaje për motin në ditën zgjedhore.
Shi, borë e ngrica pritet ta përshkojnë të dielën romantike zgjedhore në Kosovë.
“Të shtunën pritet të fillojnë reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe të dielën. Masat e ajrit me presion të lartë do të ndikojnë që nga nesër të ketë rënie të temperaturave në vend. Nga nesër vende-vende do të kemi ngrica, andaj ngasësit e veturave duhet të kenë kujdes të shtuar. Të dielën në pjesën e parë të ditës do të ketë borë me intensitet jo të lartë. Gjatë ditës do të ketë edhe shi. Temperaturat më të larta të dielën do të jenë nga -3 deri në -1, ndërsa më të ultat do të jenë deri në -13”, ka thënë Besim Aliu për Indeksonlinen.