Pas komenteve seksiste, jep dorëheqje shefi i Olimpiadës së Tokios

Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqje pas komenteve të tij seksiste para një jave.
Yoshiro Mori ka dhënë dorëheqje sot gjatë ditës, pasi para disa jave bëri një koment seksist, shkruan IndeksOnline.
“Nëse e rrisnim numrin e anëtarëve femra, duhet të sigurohemi që koha e tyre e te folurit të kufizohet disi”, ky ishte komenti i shefit të komitetit.
Për këtë koment reaguan të gjithë në Japoni – përfshi edhe tenisten e njohur Naomi Osaka.
“Kjo është injorante”, ka thënë Osaka.
Të paktën 500 vullnetarë olimpikë janë larguar, duke përfshi edhe tre vrapues./IndeksOnline/