75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Faton Peci për Mitrovicën: Më 14 shkurt fillon një kohë tjetër

Kandidati për deputet në listën e LVV, Faton Peci, ka thënë se Mitrovica meriton rikthim të dinjitetit, në të cilin qytetarët nuk kanë nevojë të ikin, t’i shesin pronat e as të frikësohen, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se që nga 14 shkurti do të filloj një kohë tjetër, jo veç në jug e veri të Mitrovicës.

Postimi:

Dashuria ndaj Mitrovicës më ka udhëheqë përgjatë gjithë rrugëtimit tim politik. Në trollin e gjyshit tim Asllan Asllani në lagjen Kroi i Vitakut i cili u sulmua 17 herë gjatë viteve 1998-1999, u dogj e u rrënua dhe i tillë siç është tani, është shpërfaqje e dështimit kolektiv e institucional për të rindërtuar shtëpitë dhe mbrojtur pronat shqiptare në veri.

Ky qytet meriton rikthim të dinjitetit, në të cilin qytetarët nuk kanë nevojë të ikin, t’i shesin pronat e as të frikësohen.

Më 14 shkurt #krejtdhedrejt 127 do të fillojë një kohë tjetër.

Në jug e në veri, kujdes institucional, vëmendje e posaçme ndaj Trepçës dhe përkushtim që me këtë aset kombëtar ta ringjallim jo veç Mitrovicën!

Ujmani është pasuri e Kosovës dhe e tillë duhet të mbetet.

Këtë të diele, rrugëtimi ynë do të konkretizohet me një votim plebishitar! 

Për një të tashme më të mirë dhe për një të ardhme më të sigurt, më 14 shkurt #referendum!

#krejtdhedrejt127

#albinkurtikryeminister

#vjosaosmani2

#fatonpeci24