Komuna e Podujevës digjitalizon shërbimet për qytetarë

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë në përurimin e projektit “One Stop Shop”, përmes të cilit është bërë avancimi i shërbimeve për qytetarët në këtë komunë.
“Projekti “One Stop Shop” të cilin e përuruam bashkë me drejtorin e administratës, Bahri Selimi, me 10 sportele të gjitha në një vend, pra në përdhesen e Administratës Komunale, do të ofrohen shërbime të shumta me standarde të larta, në një ambient modern e të digjitalizuar”, ka bërë të ditur kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi në një postim në Facebook.
Ai ka thënë se tani qytetarët, pos asaj që do të kenë shërbime më të thjeshta, e me kosto më të ulët kohor e financiar, do të kenë komunikim të drejtpërdrejtë dhe transparent me zyrtarët komunal.



