75 Mall Live Search
16:54 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / AR

Komuna e Klinës kryen pagesat për punëtorët e arsimit në vlerë prej mbi 1 milionë euro

Komuna e Klinës së fundi ka kryer pagesat për tri pagat përcjellëse, pagat jubilare dhe shujtat ditore për 786 punëtorët e arsimit të Klinës, shkruan Indeksonline.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi nga Komuna e Klinës, ku thonë se kjo pagesë ka vlerën e 1,024,251.41 euro, ndërsa kanë përfituar mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe stafi teknik.

Postimi i plotë:

Komuna e Klinës, si një ndër komunat e pakta në Kosovë, ka kryer pagesat për tri pagat përcjellëse, pagat jubilare dhe shujtat ditore për 786 punëtorët e arsimit të Klinës

Të nderuar qytetarë,

Jam vërtetë i lumtur të ju njoftoj se Komuna e Klinës, si një ndër komunat e pakta në Kosovë, tashmë ka kryer pagesat për tri pagat përcjellëse, pagat jubilare dhe shujta ditore për 786 punëtorë të arsimit.

Kjo pagesë ka vlerën e 1,024,251.41 euro, ndërsa kanë përfituar mësimdhënësit, drejtorët e shkollave dhe stafi teknik.

Mësimdhënësit meritojnë respekt të jashtëzakonshëm, jo vetëm për përpjekjet e tyre të palodhura për përhapjen e dijes, por veçanërisht gjeneratat e vjetra edhe për vendosmërinë e trimërinë për të punuar në sistemin paralel, ku misioni ishte i dyfishtë. Atëbotë, duke u përballur me rreziqe, presione  dhunë, mendonim vetëm për çrrënjosjen e analfabetizmit e mbajtjen gjallë të ndjenjave kombëtare.

Prandaj, punëtorët e arsimit nuk meritojnë të endën korridoreve të gjykatave për të kërkuar një të drejtë të tyre.

Çdo herë mirënjohës për kontributin e vyer!