75 Mall Live Search
20:09 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Policia e Kosovës konfirmon aksidentin në Gllamnik, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që raportoi më herët IndeksOnline, se në një aksident komunikacione janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë tri automjete”, ka bërë të ditur për IndeksOnlinë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka theksuar se bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.

Ai ka thënë se me rastin po merren hetuesit e njësitit  të trafikut rajonal.