Ministria e Bujqësisë paguan subvencionet për 17 mijë e 60 fermerë

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka njoftuar që në këto 4 ditë janë ndarë subvencione për 17 mijë e 60 fermerë.
Në këto 4 ditë Ministria e Bujqësisë ka paguar mbi 20 milionë euro subvencione, transmeton Indeksonline.
Ai theksoi se nesër do të takojë fermerët për t’i njoftuar që përkrahja për ta, do të vazhdojë deri në pikën e fundit.
Mustafa po ashtu është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së./Indeksonline/