75 Mall Live Search
21:21 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Rama: Vetëm AAK-ja i ka dhënë prioritet dialogut me Serbinë

Gazetari Fidan Rama, në emisionin Prime Time në Kanal 10, ku po flitet për tematikën: Rruga e Haradinajt drejt Presidencë, thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje ka zgjedhur një element sa i përket pozicionit të shtetit dhe se partitë e tjera politike nuk është që flasin për dialogun Kosovë Serbi.

Siç tha ai, vetë esenca e saj ka njëfarë lidhshmërie se pa një përfundim të këtij dialogu ne nuk mund të flasim për konsolidim të shtetit e ky  konsolidim nënkupton pastaj pjesën ekonomike, shëndetësi arsim e me radhë.

“Duke qenë  në këtë rrugëtim është vetëm AAK-ja e vetme me kërkesën apo kandidaturën për postin e presidentit i ka dhënë prioritet çështjes së dialogut si ide që mund të zgjidhet përmes Haradinajt nëse zgjidhet president”, u shpreh Fidan Rama.