75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / AR

Kurtishaj i jep rëndësi të madhe turizmit

Ruzhdi Kurtishaj, kandidati për deputet nga PDK, ka thënë se duhet të krijohet një perspektivë e re për turizmin.

Sipas tij, në Kosovë është krijuar një vetëdije e lartë tek qytetarët për rëndësinë e turizmit.

“Në Kosovë është krijuar një vetëdije e lartë tek qytetarët për rëndësinë e turizmit në të gjitha format dhe në këtë drejtim, besoj se është një momentum i ri, kur duhet të eliminohen barrierat burokratike të cilat e ngulfatën turizmin dhe të krijohet një perspektivë e re për këtë sektor të rëndësishëm”.