75 Mall Live Search
23:30 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Komenti i Flick pasi u shpall kampion i Botës për Klube me Bayernin

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick gjeti kohë që të prononcohet për media pas triumfit në Kupën e Botës për Klube ndaj klubit meksikan, Tigres.

Ai tha se të fitosh gjashtë tituj brenda një viti, është suksesi më i madh i një klubi, madje suksesi më i madh në histori të Bayernit, shkruan IndeksOnline

“Është sezoni më i mirë dhe më i suksesshëm në historinë e Bayern”, tha fillimisht Flick.

“Ka pasur probleme në ditët e fundit, por djemtë kanë luajtur në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ne jemi të gjithë krenarë për atë që kemi bërë dhe është e pabesueshme ajo që kemi arritur”, përfundoi ai.