Gani Dreshaj bën bashkë Vrellën për zgjedhjet e të dielës

Gani Dreshaj ka bërë bashkë në Vrellë struktura dhe kandidatë të AAK-së para zgjedhjeve të së dielës.
Dreshaj kishte musafir në Vrellë edhe doktorin e njohur, 2-shin e AAK-së, Shemsedin Dreshaj. “Vrella është unike dhe e mobilizuar për zgjedhjet e të dielës.
Bashkë me kandidatët tonë, Jehonë Haxhiaj-Mehmetukaj, Frashër Brahimaj dhe mysafirin e nderuar, Shemsedin Dreshaj, sonte patëm diskutim të hapur e senzibilizues.
Beka nuk arriti të ishte sonte me ne për shkak të intensitetit të fushatës.
Vrella gjithmonë ka qenë prijëse e shume proceseve, andaj me votën tuaj të dielën mund të prini së mbari”, shkruan Dreshaj në Facebook.



