75 Mall Live Search
23:32 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / AR

Vdes nga kanceri kompozitori i njohur amerikan, Chick Corea

Kompozitori i njohur amerikan Chick Corea ka vdekur në moshën 79 vjeçare.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Ai ka vdekur nga sëmundja e kancerit, ku vetëm para pak kohe kishte kuptuar se vuante nga kjo sëmundje.

“Gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij, Chick gëzonte lirinë dhe kënaqësinë kur krijonte diçka të re. Ai ishte një burrë, baba dhe gjysh i dashur dhe një mentor dhe mik i mrekullueshëm gjatë kësaj kohe. Përmes krijimtarisë së tij dhe dekadave në të cilat ai shëtiti botën, ai ndikoi dhe frymëzoi jetën e miliona njerëzve. “

Në karrierën e tij Corea ka punuar me të mëdhenj të xhazit si borizani Miles Davis , pianisti Herbie Hancock dhe basisti Stanley Clarke./Indeksonline/