75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Dreshajt të AAK-së në Pejë i ndalet rryma gjatë tubimit me qytetarë

Në kushte të pazakonta, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka vazhduar sot në Pejë, kandidati për deputet nga AAK-ja, doktori Shemsedin Dreshaj.

Pa rrymë, vetëm me dritat  telefonit, Dreshaj e ka vazhduar fjalimin e tij para simpatizantëve të AAK-së.

“Takimi në Nabërgjan/Kelmend, edhe pse në kushte jo të përshtatshme,me ndaljen e rrymës elektrike,vet ju gjetët zgjidhjen për zhvillimin e takimit në mënyrën më të mirë që mundëm. Ju faleminderit për përkrahjen. Këtu u dëshmuam se asgjë nuk mund ta ndal vlerën. Nabërgjani gjithmonë me të drejtën”, ka shkruar Dreshaj.