Mirëmbajtja e ndriçimit publik i kushton Prishtinës 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave ne faqen zyrtare të Prokurimit, Prishtina ka planifikuar t’i shpenzoj 100 mijë euro për këtë shërbim.

E për këtë tender janë pranuar 5 operatorë ekonomikë, me të cilët është nënshkruar marrëveshja.


N.SH. “M.V.R.Elektromontues”, “Dardania” “Risamont” “Inline Enginnering” dhe “Ndriqimi” do të kujdesen për ndriçmin në Hajvali, Jon Kukuzeli, Kroi i Bardhë, Ulpianë dhe Lot Vaku./IndeksOnline/


