75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

VV deklaroi se iu mbyllen dyert e shkollës në Viti, reagon komuna: Është provokim i drejtpërdrejtë

Komuna e Vitisë ka reaguar pas lajmit se Lëvizjes Vetëvendosje i janë mbyllur dyert e një shkolle, duke i pamundësuar mbajë një tubim elektoral.

Sipas kësaj thonë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka parashtruar kërkesë për këtë tubim.

“Reagim ndaj akuzave të pabaza të LVV-së për tubimin elektoral në fshatin Drobesh pretendimet e LVV-së se gjoja u është mohuar e drejta e shfrytëzimit të shkollës së mesme të ulët në fshatin Drobesh nuk qëndron, meqë LVV-ja nuk ka parashtruar ndonjë kërkesë paraprake për tubim. Ne si DKA asnjëherë nuk ia kemi mohuar askujt të drejtën për shfrytëzimin e objektit, të drejtë të cilën LVV-ja e ka shfrytëzuar edhe në shkolla të tjera por gjithnjë, duke paralajmëruar kompetentët dhe përgjegjësit e shkollës. Askush nuk ka të drejtë as t’ua mohojë  pjesëmarrjen dhe shfrytëzimin e infrastrukturës, që  do të ishte shumë gabim, por në këtë rast nuk kishte njoftim paraprak”, thuhet në njoftim.

“Unë personalisht si drejtor i DKA-së  këtë akuzë – njoftim e kam kuptuar nga mediumet lokale. Andaj  në emër të DKA-së në Viti, shprehim indinjatë ndaj kësaj akuze të  pabazë, të cilën e shohim edhe si provokim të drejtpërdrejtë të institucioneve lokale. Deklaratat dhe qëndrimet që i atribuohen gënjeshtrave të pacipa, të qëllimshme nuk i bëjnë favore askujt, e lëre më një partie politike apo gazetarisë profesionale, apo siç do të thoshte Makiavelli:“Qëllimi nuk i përligj mjetet”.  Në kohën kur informimi është aq i shpejtë kjo nuk do duhej të ishte problem dhe disa  që pretendojnë nivelet më të larta të Qeverisë nëse nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi, atëherë përgjegjësia të mos shpërndahet por të bëhen më përgjegjës për veprimet e tyre”, thuhet ne reagim.