Moska kërcënon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me BE: Kush dëshiron paqe duhet të jetë gati për luftë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska është e gatshme t’i ndërpresë lidhjet me Bashkimin Evropian nëse BE-ja merr vendim të vendosë sanksione ekonomike ndaj Rusisë, kjo sipas një ekstrakti nga një intervistë botuar në faqen e Internetit të Ministrisë së Jashtme gjatë të premtes.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit janë tensionuar përsëri pas arrestimit të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, duke nxitur kështu bisedime për sanksione të reja të mundshme.
Tre diplomatë evropianë i thanë Reutersit të enjten se Bashkimi Evropian ka të ngjarë të ndalojë udhëtimin dhe ngrirjen e aseteve të aleatëve të presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta që nga ky muaj, pasi Franca dhe Gjermania sinjalizuan se ishin të gatshme të hidhnin një hap të tillë.
Presioni për të vendosur sanksione u rrit pasi Moska tërboi vendet evropiane javën e kaluar, duke dëbuar tre diplomatë nga Gjermania, Polonia dhe Suedia pa i treguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, i cili po vizitonte Moskën, shkruan jutarnji.hr.
Parisi dhe Londra thonë se një përgjigje duhet të pasojë.
“Ne fillojmë nga fakti që jemi të gatshëm për atë. Në rast se ka sanksione përsëri në disa sektorë, që paraqesin rreziqe për ekonominë tonë, duke përfshirë disa fusha të ndishme. Ne nuk duam ta izolojmë veten nga jeta globale, por duhet të jemi të gatshëm për të. Nëse doni paqe, jini gati për luftë”, tha ai.