Haradinaj viziton BIK-un: Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë

Kandidati për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorët.
Ai tha se shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.
“E nisa ditën me vizitën në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorët.
Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve midis shqiptarëve.
“Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve midis shqiptarëve.
Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbejë si model edhe për skenën politike, e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit”, ka theksuar Haradinaj.