75 Mall Live Search
12:36 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / A. M.

Bislimi: Fëmijët s’po votojnë ndryshe nga prindërit e tyre, kësaj radhe të gjithë votojnë njëjtë!

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka publikuar një tabelë me pyetjen: “Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diele, për cilin subjekt politik do të votoni?

Ai ka treguar se ata që po “brengosen” se harmonia në familje prishet nëse nuk sigurohet votim familjarë, apo nëse fëmijët nuk votojnë sipas preferencave të prindërve, apo gjyshërve, këtë herë nuk kanë asnjë arsye për brengë.

“Fëmijët nuk po votojnë ndryshe nga prindërit e tyre, meqë prindërit dhe gjyshërit këtë herë kanë të njëjtat preferenca si fëmijët dhe nipërit e tyre. Më poshtë vetëm një ilustrim që shpresoj e qetëson dhe shqetëson njëkohësisht të apostrofuarin”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

No photo description available.