75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Visar Hoti nis ditën me mësuesin e tij, Halim Çitakun

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Visar Hoti, sot ka nisur mëngjesin me vizitë tëk mësuesi i tij, Halim Çitaku, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se nostalgjia për ditët e shkollës dhe këshillat për jetën, janë pasuri e çmuar që për këtë e falenderon Halimin.

Postimi:

Mëngjesin e nisa me vizitë tek mësuesi im dhe i gjithë familjes z.Halim Çitaku.

Nostalgjia për ditët e shkollës dhe këshillat për jetën, janë pasuri e çmuar për të cilën do të jem përherë falenderues mësuesit Halim.

Më gëzoj shumë fakti se përkundër moshës dhe sakrificave si veteran i arsimit, mësuesi gëzonte shëndet të mirë.

Krejt në fund, më tha të vazhdoj të sillem mirë në Kuvend sepse ta zbres notën☺️