Muriqi e donte transferimin në Galatasaray/ Nënkryetari i klubit turk: Vedati qau në ora 2 të mëngjesit

Vedat Muriqi gjatë vitit 2019 në afatin e verës ishte temë diskutimi në Turqi.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll ishte afër marrëveshjes me skuadrën e Galatasarayt para se të transferohej në Fenerbahçe, shkruan IndeksOnline.
Sipas nënkryetarit të Galata-s, Abdurrahim Albayrak – Vedat Muriqi donte të transferohej në ‘Turk Telekom’.

“Unë s’dua të hapem shumë. Por, Vedat Muriqi donte të transferohej te Galata. Ai qau në ora 2 të mëngjesit në shpatullën time”, ka thënë Albayrak.
Edhe pse Muriqi ishte afër marrëveshjes me Galatan, ylli kosovar atë kohë firmosi me rivalin, Fenerbahçen – para se të transferohet në Lazio gjatë vitit 2020./IndeksOnline/
