75 Mall Live Search
15:22 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / k.v

Droni i PSD-së me mbishkrimin “Lideri Suprem” përplaset në ndërtesën e Qeverisë (Video/foto)

Derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante tubimin përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kohën kur Albin Kurti i drejtohej masës, një dron u ngrit në qiell.

Në të ishte vendosur fotografia e Kurtit me mbishkrim “LIDERI SUPREM”.

Mirëpo siç duket aksioni nuk ka shkuar ashtu sië ishte planifikuar. Vetëm pas pak minutash ai u përplas në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Burimet e IndeksOnline thonë se prapa këtij aksioni qëndron Partia Social Demokrate.

Në pyetjen e IndeksOnline drejtuar zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçi, se a janë ata organizatorët e këtij aksioni, ajo është shprehur shkurtimisht.

“Pas pak do ta lëshojmë një komunikatë për media”, ka thënë Kuçi.

IndeksOnline ka realizuar fotografi nga rrëzimi i dronit: